Efektivët e policisë të Sektorit pët punë të Brendshëm Tetovë- Njësia Policore Gallatë, dje (19-dhjetor) në tre objekte tregtare në fshatrat e Gostivarit Negotinë dhe Dobërdoll, kanë gjetë dhe konfiskuar gjithsej 6964 copa mjete të ndryshme piroteknike, shumica e atyre fishekzjarre dhe kanë arrestuar dhe privuar nga liria tre persona.
Në periudhën nga 16:50 deri në ora 19:10, është privuar personi I.D. (61) me 3826 copë dhe H.J. (49) tek i cili janë sekuestruar 2895 copa të dy nga Negotina, poashtu tek G.R. (60) nga Dobërdolli janë konfiskuar 243 copa. Mjetet piroteknike të gjetura janë fotodokumente dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tre personave do të përgaditen parashtresa përkatëse.TS