Policia izraelite sulmon besimtarët në xhaminë Al-Aksa

14 persona u plagosën dhe 500 u arrestuan, të paktën nëntë raketa u hodhën nga Rripi i Gazës në Izrael

Të tjera tensione në Jerusalem. Policia izraelite hyri në kompleksin e xhamisë Al-Aksa të Jerusalemit para agimit dhe u përlesh me besimtarët, në atë që tha se ishte një përgjigje ndaj trazirave në të gjithë Bregun Perëndimor dhe sulme ndërkufitare në Gaza.

Incidenti erdhi gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit dhe në prag të Pashkës hebreje. Dëshmitarët palestinezë deklaruan se forcat izraelite përdorën forcë duke gjuajtur granata dhe gaz lotsjellës duke plagosur 14 besimtarë. Pamjet e marra nga brenda xhamisë tregojnë policinë izraelitee cila goditet me gurë ku mbeti i plagosur një polic. Një video tjetër duket se tregon policinë izraelite duke rrahur palestinezët me shkopinj. Rreth 500 persona u arrestuan.

Nga ana tjetër të paktën nëntë raketa u hodhën më vonë nga Rripi i Gazës në Izrael. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë deri më tani, por besohet se grupi militant Hamasi mendohet se kreu sulmin. Dëshmitarët thanë se tanket izraelite bombarduan gjithashtu pozicionet e Hamasit përgjatë gardhit kufitar në pjesën jugore të Rripit të Gazës duke goditur dy kampe refugjatët në qytetin e Gazës.

Grupet palestineze dënuan sulmet e fundit ndaj besimtarëve, të cilat ata i përshkruan si një krim. “Ne paralajmërojmë sulme kundër kalimit të vijave të kuqe në vendet e shenjta, gjë që do të çojë në një sulme më të mëdhaja”, tha një zëdhënës i presidentit palestinez Mahmud Abbas.

Incidenti shkaktoi një reagim të ashpër nga vendet arabe. Jordania dhe Egjipti, të dyja të përfshira në përpjekjet e fundit të mbështetura nga SHBA për të ulur tensionet midis Izraelit dhe palestinezëve, lëshuan deklarata të veçanta duke dënuar ashpër incidentin, ndërsa Arabia Saudite, me të cilën Izraeli shpreson të normalizojë lidhjet, tha se sulmet ndaj Al -Aksa minon përpjekjet për paqe.

Konfrontimet në Al-Aksa, xhamia e tretë më e shenjtë në Islam kanë ndezur luftëra vdekjeprurëse ndërkufitare midis Izraelit dhe sundimtarëve të Hamasit të Gazës në të kaluarën dhe një intesifikim të sulmeve për herë të fundit në vitin 2021. Gjatë vitit të kaluar, forcat izraelite kanë arrestuar mijëra persona në Bregun Perëndimor dhe kanë vrarë më shumë se 250 palestinezë, ndërsa më shumë se 40 izraelitë dhe tre ukrainas kanë vdekur në sulmet palestineze.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share