Policia italiane hyn në hotel dhe i arreston shqiptarët e dyshuar për trafik droge

Janë arrestuar dy shqiptarë në Itali për trafik droge, ndërsa dy të tjerë janë nën hetim.

Policia e Asizit arrestoi të dyshuarit derisa po qëndronin në një hotel në zonë.

Në dhomë u gjetën 5 qese me kokainë dhe hashash në tavolinë, raporton Umbriacronaca.it, përcjell Klankosova.tv.

Në momentin kur u dëgjuan zhurmat, dy persona që ishin brenda një dhome të ngjitur u arratisën, ku njëri prej tyre zbriti nga tarraca e dhomës.

Ata të dy u kapën më vonë, ndërsa në fund të kontrollit efektivët gjetën të fshehur qese të shumta celofani dhe një peshore precize me mbetje pluhuri të bardhë që dyshohet se është kokainë.

Aty gjithashtu u gjetën një qesë me 2 mijë e 700 euro, kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, të dyshuara nga veprimtaria e trafikut të drogës të grupit kriminal.

Dy shqiptarët në dhomën e të cilëve u sekuestrua droga, u arrestuan për veprën penale të posedimit me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

E dy shqiptarët e tjerë, të lindur njëri në vitin 2000 e tjetri në 2005-tën, janë referuar në gjykatë për të njëjtën vepër.

Njëri nga ta u referua për veprën penale të rezistencës dhe plagosjes së një zyrtari publik, pasi akuzohet se ishte përgjegjës për plagosjen e një prej policëve gjatë arratisjes.

Duke u hetuar është edhe pronari i hotelit që priti shqiptarët.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share