Policia italiane ka zhvilluar një aksion kundër një bande shqiptaro-rumune të trafikut të drogës.
Si rezultat u sekuestruan mbi 5 kilogram kokainë, 100 kilogram marihuanë dhe hashash, 676 mijë euro kesh, 2 pistoleta dhe mbi 500 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.
Gjithashtu u lëshuan pesë urdhër-arreste, nga të cilat 2 në arrest në burg dhe 3 arrest shtëpie.
Në Prato policia financiare ndaloi një shqiptar dhe një rumun, të cilët u vendosën në arrest shtëpie, raporton Iltirreno.it, transmeton Klankosova.tv.
Kokaina dërgohej nga Amerika e Jugut dhe nga Shqipëria, ndërsa pastaj trafikohej në Itali përmes rrugëve tokësore nga Firence dhe Prato.
Droga mbahej në shtëpi, në garazhe të marra me qira dhe në automjete të braktisura.