Policia i konfiskon drunjtë dhe një sharrë motorike një personi

Pjestarët e policisë e SPB-Tetovë dje (15 nëntor) rreth orës 13:45 në Palçishtë të Poshtëm të Tetovës kanë ndaluar 31-vjeçarin E.M. nga ky fshat, i cili paraprakisht në rrugën lokale kishte qenë duke transportuar dru zjarri me dy kuaj pa poseduar dokumentet e nevojshme.

Atij i janë konfiskuar druntë dhe një sharrë motorike dhe i janë dorëzuar Policisë Pyjore për veprime të mëtejshme, pas së cilës kundër E.M. do të vijojë një parashtresë përkatëse.TS

Lexo gjithashtu
Total
0
Share