Policia heq billbordet ilegale në Zveçan, ku shiheshin Vuçiqi e Putini (VIDEO)

Në pjesën veriore të vendit, Policia gjatë ditës së sotme ka intervenuar për të hequr disa billborde ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës.

Kështu ka thënë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili deklaroi se “simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”.

Ai tha se Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj ndërkaq shtoi se “si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë”.

“Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vlladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”, theksoi ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share