Policia gjermane bastis shtëpitë e anëtarëve të Hamasit

Policia federale gjermane organizoi bastisje të enjten në shtëpitë e 15 anëtarëve dhe mbështetësve të Hamasit në Berlin dhe tre shtete të tjera në veri dhe lindje të vendit, thanë zyrtarët e sigurisë kombëtare atje, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.

Urdhrat e bastisjes u ekzekutuan gjithashtu në pronat e lidhura me organizatën e sapondaluar pro-palestineze Samidoun në një goditje ndaj grupeve islamike që autoritetet besojnë se janë një kërcënim për paqen dhe stabilitetin në Gjermani pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor, deklaroi Ministria e Brendshme, thuhet në një njoftim për shtyp.

Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës beson se ka të paktën 450 simpatizues të Hamasit në Gjermani të përfshirë në shpërndarjen e propagandës dhe financimin ose mbledhjen e fondeve për grupin.

Rrjeti i Solidaritetit Palestinez Samidoun, tha ministria, rrezikoi “bashkëjetesën paqësore, mbron përdorimin e dhunës si një mjet për të pohuar interesat politike dhe mbështetë shoqatat që mbrojnë dhe kërcënojnë sulme”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share