Policia gjermane arreston tre bojaxhi ilegalë nga Maqedonia e Veriut

Gjatë një inspektimi të kantierit në Lingen më 14 nëntor 2022, doganierët gjermanë nga agjencia e kontrollit financiar Osnabrück kanë hasur në tre punëtorë të punësuar ilegalisht

Hetuesit donin të kontrollonin në projektin e ndërtimit nëse të gjithë punonjësit ishin regjistruar siç duhet për sigurimet shoqërore, paga minimale ishte paguar dhe nëse punëtorët e huaj mund të tregonin lejet e duhura të qëndrimit ose të punës.

Në kuadër të inspektimit, zyrtarët hasën në tre punëtorë të cilët ishin të zënë me lyerjen e fasadës së jashtme. Gjatë kontrollit personal të mëpasshëm, hetuesit konstatuan se personat vinin nga Maqedonia e Veriut. Ata nuk kanë pasur një leje qëndrimi që do t’ju lejonte të punonit në Gjermani.

Individët kanë humbur të drejtën e qëndrimit tremujor si pasojë e punësimit në mënyrë të paligjshme. Ndaj tyre ka nisur procedimi penal me dyshimin për qëndrim të paligjshëm.

Të tre burrat kanë marr një urdhër largimi nga zyra e imigracionit përgjegjëse për ta, me kusht që të largohen nga Gjermania në një datë të caktuar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share