Vetura e cila është përdorur për ta kryer grabitjen në argjendarinë “Diakos” në Suharekë, në të cilën u vodh ar në vlerë rreth 250 mijë euro, është gjetur.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
“Po vetura mund ta konfirmoj që është gjet. E kemi gjet në malet që janë mbi Budakovë”, ka thënë Bytyqi shkurtimisht.