Policia e Kosovës vret sulmuesin e dytë të grupit kriminal në veri

Është vrarë edhe një sulmues tjetër në Banjskë të Zveçanit, duke e çuar kështu numrin e të vrarëve nga grupi kriminal në dy.

Burime të Klankosova bëjnë të ditur janë gjetur edhe trupat e pajetë të dy të vrarëve.

Deri më tani, policia ka konfirmuar vrasjen e njërit prej sulmuesve.

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër i plagosur. /klankosova

Lexo gjithashtu
Total
0
Share