Policia e Kosovës: S’ka policë të plagosur në veri, mos bini pre e lajmeve

Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës.
Policia ka demantuar edhe disa media të cilat kanë raportuar për policë të plagosur në veri.

Në njoftimin për media u theksua se deri më tani nuk ka informacione zyrtare për ndonjë plagosje të qytetarëve, apo të ndonjë zyrtari policorë.

“Andaj ftojmë dhe iu bëjmë thirrje të gjitha mediave dhe qytetarëve që të mos bien pre e informacioneve-lajme të rreme, të cilat kanë tendencë destabilizimin e situatës dhe krijimin e panikut”, u tha nga PK-ja.

Gjithashtu u theksua se Policia e Kosovës po vazhdon angazhimet e saja me njësitet policore, në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime, në interes të ruajtjes së rendit dhe të sigurisë publike.

Ndryshe më parë u njoftua se janë mbyllur për qarkullim dy pikat kufitare, ajo në Bërnjak dhe ajo në Jarinje.

Gjithashtu është ndaluar qarkullimi në urën e Ibrit, për qytetarët në Mitrovicë.

Njoftimi i plotë:
Referuar informacioneve zyrtare të deritanishme, vazhdojnë bllokimet e rrugëve në disa lokacione të ndryshme në Veri të Mitrovicës në drejtim të dy pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak, të cilat pika janë mbyllur për qarkullim.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për ndonjë plagosje të qytetarëve apo të ndonjë zyrtari policorë, andaj ftojmë dhe iu bëjmë thirrje të gjitha mediave dhe qytetarëve që të mos bien pre e informacioneve-lajme të rreme, të cilat kanë tendencë destabilizimin e situatës dhe krijimin e panikut.

Policia e Kosovës vazhdon angazhimet e saja me njësitet policore, në ofrim e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share