Policia e Kosovës patrullon Ujmanin, për herë të parë që nga paslufta

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit.

“Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit.

Tashmë, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë.

Përgëzoj Policinë e Kosovës për suksesin e radhës!”, u shpreh ai. (

Lexo gjithashtu
Total
0
Share