Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në fabrikën “Lola” në Zubin Potok.
Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se aksioni po zhvillohet nga njësitet e rendit dhe jo nga njësitet speciale.
Arsyeja e këtij aksioni janë zhvillimet e fundit në veri të vendit, të cilat lidhen me konfiskimin e një numri të madh të armëve atje.