Policia e Kosovës në vazhdën e realizimin të detyrave dhe aktiviteteve policore, pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në fshatin Banjskë, ka vazhduar kontrollin e terrenit të asaj zone, e cila ishte shfrytëzuar nga sulmuesit terrorist.
Sipas Policisë, sot është bërë kontrolli i terrenit që përfshin fshatin Brezne – Zveçan, pjesën malore të cilën e kanë shfrytëzuar sulmuesit, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armëve të rënda, municionit e pajisjeve të ndryshme ushtarake.
Sendet e gjetura dhe sekuestruara janë evidentuar sipas gjetjes në terren, e të cilat janë si në vijim:
# antiplumb,
# karikator me 30 fishek,
# kapelë dhe doreza,
# maskë ngjyrë e gjelbërt,
# maskë tjetër,
# antiplumb me tre karikator dhe 90 fishek,
# çantë e vogël për brez,
# pjesë e sipërme e uniformes,
# antiplumb me 3 karikator dhe 85 fishek,
# armë e gjatë me 5 karikator me nga 30 fishek,
# një rrip, dy karikator me nga 30 fishek, armë e gjatë dhe dy karikator të pistoletës me nga 15 fishek,
# gjoksore ngjyrë e zezë me 5 karikator nga 30 fishek dhe një granat dore,
# armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,
# armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,
# armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,
# armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,
# radio lidhje motorol,
# zolle,
# kapelë ngjyrë ushtarake,
# një antiplumb me një karikator dhe 30 fishek,
# një karikator,
# radio lidhje,
# xhakete shiut,
# një pako me cigare,
Pas dokumentimit dhe paketimit, të gjitha provat materiale janë tërhequr nga ana e forenzikes, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Policia e Kosovës thekson se do të vazhdojë me angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore, në interes të ruajtjes së rendit kushtetues dhe ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve pa dallim.
/kosovapress