Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Leposaviq, në veri të Kosovës, një shtetas të Rusisë, i cili ka hyrë në vend nga Serbia, duke kaluar kufirin ilegalisht, përcjell KlanM.
Në raportin e sotëm 24 orësh të policisë thuhet se rusi është arrestuar dhe është lënë në mbajtje.
“Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull rus i cili me automjetin e tij kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./KlanMacedonia