Policia arreston një protestues të dhunshëm

Gjatë ditës së sotme, policia ka privuar nga liria 37 vjecarin R.R nga Shkupi. Sic thuhet në njoftimin e MPB-së, më 05 Korrik 2022 rreth orës 21.00, gjatë protestës së pa paralajmëruar të organizuar përmes rrjeteve sociale, R.R ka gjuajtur me gurë drejt kordonit policor dhe ndërtesës së Kuvendit dhe fizikisht ka sulmuar zyrtarët policor që kanë kryer veprime zyrtare.

Pas masave të ndërmarra nga ana e Njësisë për Krim të Dhunshëm, R.R është dërguar në stacionin policor dhe kundër tij janë siguruar të gjitha dëshmitë.

Në koordinim me PTHP-Shkup kundër tij është ngritur kallëzim penal me procedurë të shkurtër për veprën penale “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale” sipas Nenit 385 të Kodit Penal, pas cka personi është nxjerrë para Gjykatësit të procedurës paraprake. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share