SPASOVSKI: JANË NDËRMARRË MASA NGA ANA E KONTROLLIT TË BRENDSHËM
Dite më parë në TV Klan Maqedoni u raportua se një person zyrtare konkretisht një polic nga Velesi në rrjetet sociale përdorë gjuhë të urrejtjes duke komentuar në lajmin e aksidentit që ndodhi në pikë pagesën e Kumanovës.
Pas denoncimit Klan M kërkoi përgjigje nga MPB të cilët për rastin në fjalë thanë se MPB po ndërmerr masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit.” Për të njejtën çështje në pyetjen drejtuar nga gazetari i TV Klan Maqedoni Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski konfirmoi të njëjtën.
“Janë ndërmarrë masa nga ana e kontrollit të brendshëm për atë punonjës policor dhe për çdo punonjës policor i cili shpërndan jo vetëm gjuhë të urrejtjes por edhe aktivitete jo legale dhe e dini që në atë pjese i kemi forcuar shumë instrumentet dhe në kuadër të kontrollit të brendshëm ekziston edhe mekanizëm i jashtëm i kontrollit.” – tha Oliver Spasovski.
Spasovski shtoi se i procesojmë të gjitha rastet siç tha me të vetmin qellim që të ketë barazi ndërmjet popullatës dhe të ketë jo selektivitet dhe çdokush kush vepron në mënyrë të paligjshme duhet të përgjigjet qoftë ai edhe punonjës policor. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Avni Tahiri