Ish kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Trajko Veljanovski përmes një letre dërguar grupeve parlamentare, organizatave joqeveritare dhe kreut aktual të Kuvendit, Talat Xhaferi, hodhi dyshime për fshirje të mundshme të arkivit të Kuvendit. Ai akuzoi se dikush dëshiron ta kthejë Kuvendin para 20 viteve, përcjell KlanM.
Veljanoski pyet se ku është e gjithë baza e të dhënave, si agjendat e seancave që nga viti 1991, transkriptet e të gjitha seancave që nga viti 1991, video incizimet e seancave nga viti 2002 e tutje, votat, të dhënat për të gjithë deputetët dhe biografitë e tyre duke filluar nga përbërja e parë pralamentare.
Por akuzat e Veljanovskit i ka mohuar kreu aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili të njejta i quajti paushalle dhe tl pavërteta, informon Klan Macedonia. Sipas Xhaferit, Kuvendi ka bërë përsosjen e sistemit të ri elektronik, ueb faqes dhe platformës “e-parlamenti”.