Në bulevardin “Bajram Curri”, në një banesë të marrë me qira, është gjetur pa shenja jete, 73-vjeçari polak me iniciale A. H.
Nga këqyrja paraprake, policia thotë se nuk janë konstatuar shenja dhune. Megjithatë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al