Tre vitet e ardhshme në fokus punësimi i të rinjve
Hapësira për më shumë dhe vende më të mira pune, shanse më të mira për punësimin e grave dhe të rinjve, treg inkluziv pune, janë prioritetet kryesore të Programit Kombëtar për punë dinjitoze për tre vitet e ardhshme, njofton KlanM.
Organizata Ndërkombëtare e Punës, Qeveria, Sindikatat dhe Organizatat e punëdhënësve kanë miratuar Programin dhe paralajmëruan se bashkë me partnerët e dialogut do ta vazhdojnë punën.
“Efektet përfundimtare të vendimeve dhe politikave të këtilla, në vecanti ndaj uljes së papunësisë dhe rritjes së pagës minimale dhe mesatare, padyshim se janë rezultat i përkushtimit dhe vullnetit për bashkëpunim të të gjithë partnerëve social”, tha Jovanka Trençevska.
Programi I ri Kombëtar për punë dinjitoze, sic thanë nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, ndërlidhet me prioritetet tashmë të konstatuara nga Strategjia Kombëtare për punësime 2021 – 2027, Programit për reforma ekonomike 2023 – 2025 dhe Planit Aksional të Këshillit Ekonomiko – Social 2023 – 2025.
“Mbështetja e Organizatës Ndërkombëatre të Punës ka për qëllim të krijojë më shumë mundësi për punësime, vecanërisht për të rinjtë, të rritet produktivitete dhe pagat, të luftojë kundër diskriminimit, si dhe me dhunën dhe shqetësimet në vendin e punës dhe ta përforcojë zërin e partnerëve social”, tha Markus Pilgram, Drejtor i ONP-së për Evropë.
Rosana Duxhak, koordinatorja e përhershme e OKB-së në vend, sic njofton KlanM, beson se miratimi dhe realizimi I këtj Programi do të kontribuojë për përmirësimin e standardit jetësor në Maqedoninë e Veriut, përmes qasjes së barabartë në punën dinjitoze dhe punësimit produktiv të gjeneruara nga një ekosistem inkluziv, inovativ dhe afarist./KlanMacedonia