Mesfushori francez mund të dënohet edhe me vetëm 1 sezon pezullim, pasi rezultoi pozitiv me doping
Pol Pogba ka kërkuar që të ribëhen analizat e kampionit në të cilin u gjetën gjurmë të testosteronit në testin antidoping në takimin Udinese-Juventus më 20 gusht. Përfaqësuesit e futbollistit presin përgjigjen e testit të dytë, ndërsa më pas do të nisë hetimi për mesfushorin francez raporton Sportmediaset.
Në rast se vendimi përfundimtar është shkelja nga ana e francezit, ai do të dënohet me 4 vite skualifikim. Ndërsa nëse vendoset që përdorimi i substancave ka qenë i pavullneshëm, ai do të dënohet me vetëm dy vite.
Në rastin e parë, nëse e pranon shkeljen, atij do t’i ulet dënimi më një vit. Por në moshën 30-vjeçare, ai do të rikthehej në fushë tri sezone më pas, e kjo do të krijonte vështirësi.
Nëse e pranon përdorimin e pavullnetshëm, atëherë mund t’i ulet gjysma e dënimit dhe mesfushori francez mund të rikthehet në fushë pas vetëm një sezoni.
Në të tillë situatë, edhe Juvja mund të marrë një vendim tjetër në lidhje me të ardhmen me Pogba.
Opsioni i tretë është ai i një beteje ligjore në gjykata sportive, por koha e nevojshme që çështja të mbyllet mund të jetë e gjatë, duke e bërë rikthimin në fushë edhe më të vështirë.
Klan News