Poeti Daim Miftari: Krijuesit shqiptarë nga Maqedonia – qendra e poezisë dhe letërsisë shqipe

Poeti Daim Miftari në emisionin 99 Minuta me Fjolla Telain u shpreh i bindur se poetët dhe shkrimtarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, janë qendra e poezisë dhe letërsisë në këto momente. Arsye për këtë mund të jetë përvoja nga e kaluara apo edhe ndalimi i të shkruarit në gjuhën shqipe për një periudhë të gjatë.

Sipas Miftarit, ndër krijuesit shqiptarë në Maqedoni ka emra që mund të dalin para krijuesëve nga Kosova dhe Shqipëria.

“Një poeteshë si Lindita Ahmeti nuk e gjen as në Kosovë e as në Shqipëri. Një poet si Salajdin Saliu, rralë e gjen diku. Nga gjeneratat e reja në Kosovë e Shqipëri, fatkeqësisht nuk kam hasur ndonjë talent të spikatuar, përveç gjeneratave më të vjetra, si Xhevahir Spahiu e Fatos Arapi”, tha Miftari./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share