Podcast-i skandaloz – valë reagimesh, ”vlojnë” rrjetet sociale

THIRRJE INSTITUCIONEVE PËR NDËRMARRJEN E MASAVE

Një sërë reagimesh ka ngritur videoja skandaloze me gazetarin Dragan Pavloviq – Llatas, i cili duke buzëqeshur rrëfen për përvojën seksuale me një grua në kohën e adoleshencës, kurse udhëheqësi në vend që ta ndërpresë shtron nënpyetje për përmbajtjet eksplicite të bisedës.

Kjo bisedë skandaloze, sic percjell KlanM, ka shkaktuar një sërë reagimesh.

Disfatë kolektive shoqërore dhe paraqitje reale se si i trajtojmë gratë – thuhet në reagimin e ashpër të Komitetit të Helsinkit, sipas së cilëve, sic percjell KlanM, kjo kulturë frymëzon dhunuesit, të cilët jo vetëm që vazhdojnë të jetojnë normalisht, por glorifikohen si “burra të vërtetë” dhe fitues.

“Kjo kulturë dënon viktimat, duke u dërguar sinjalin se sistemet e mbështetjes janë thuajse jo ekzistuese. Kësaj kulture duhet t`i jepet fundi, qartë dhe zëshëm, nëse dënimi publik është arma e vetme që kemi në dispozicion, të përballur me sistem i cili nuk di dhe nuk dëshiron të përballet me dhunën gjinore” – thonë nga Komiteti i Helsinkit.

Gazetari Dragan Pavloviq – Llatas në reagimin e tij ka akuzuar Sorosin, duke mohuar se në këtë emision flet për dhunë ndaj grave.

Edhe udhëheqësi I emisionit, jutjuberi Stefan Lazarov, vlerëson se në emisionin e tij nuk është përmendur dhuna ndaj grave. Reagimet I sheh si sulme, sic thotë, ndaj projektit të tij të suksesshëm.

Pas disa orëve Lazarovi ka fshirë postimin në Facebook me arsyetimin se nuk do të lejojë në profilet e tij në rrjetet sociale gjuhë të urrejtjes dhe ofendime

Ndërkohë kjo ngjarje mori edhe përmasa tjera. Anita Lazarova, nëna e jutjuberit Stefan Lazarov, sic percjell KlanM, ka grisur librezën e anëtarësisë së LSDM-së.

Grisja e kartelës socialdemokrate erdhi pas reagimit të Forumit të Gruas të LSDM-së, ku I bëhet thirrje Prokurorisë që të ngrejë procedurë.

Videoja që ka dhjetëra mijëra klikime në YouTube është publikuar para se të ndodh protesta para MPB-së për shkak të moszgjidhjes së rastit të sulmit ndaj një gruaje në një taksi. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share