Nga MPB njoftojnë se është privuar nga liria B.A. (27) nga Rashçe-Shkup.
MPB njofton se në ora 12:15 minuta ai është kapur së bashku me A.A. (18), migrant nga Siria duke e kaluar kufirin ndërmjet Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Migranti është vendosur në qendrën tranzitore për pranim, kurse B.A. është në mbajtje në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, theksohet në kumtesën e MPB-së