Ministria për Punë të Brendshme njoftonë se dje Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë arrestuar disa persona nga rajoni i Tetovës dhe Gostivarit për transport të drurëve pa leje përkatëse. Ndaj personave të arrestuar MPB njoftonë se do të përgatis parashtresë përkatëse.
“Dje (08-shtator) në ora 19:30 në Vollkovi të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar personat G.J.(49) nga Gostivari dhe J.S.(63) nga ky fshat, të cilët me dy traktorë me rimorkio transportonin dru dushku pa dokumentet e nevojshme, pasi janë gjetur më parë në rajonin e fshatit. Dy personave iu sekuestruan traktorët “imt”, dy sharra motorike dhe drutë, të cilët janë ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatiten parashtresat përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.
“Policët e SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (08-shtator) në ora 16:15 dhe 19:00 kanë ndaluar personat Sh.H.(48), I.D.(27), J.D.(38) dhe N.D.(30), të gjithë nga Çegrani i Gostivarit, të cilët janë gjetur në rrugën lokale të fshatit, në zonën “Jolov doll”, duke transportuar dru zjarri pa dokumentet e nevojshme me vetura (xhipa).
Atyre u janë marrë dy automjete, drutë dhe po aq sharra motorike dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tyre do të vijojnë parashtresat sipas nenit 226 të Kodit Penal për ‘shkatërrim pyjesh’”, thonë nga SPB-Tetovë.