Po qëndronte në çatinë e një treni, emigranti ndërroi jetë pas goditjes nga rryma elektrike në Veles

Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza në Veles njofton se një emigrant ka ndërruar jetë pasi i njëjti po qëndronte mbi çatinë e një vagoni, ku ka ardhur në kontakt me rrymën elektrike.

Nga QMK thonë se raportimi është marë përmes numrit të përgjithshëm për thirrje emergjente E-112.

Emigrant ishte ngjitur në çatinë e vagonit të një treni, që po qarkullonte në relacionin Gjevgjeli-Shkup, në vendbanimin Gradsko, ku ka ardhur deri te kontakti me kabllon e energjisë elektrike, me ç’rast trupi ka marrë goditje elektrike.

Rasti është denoncuar në MPB dhe Ndihmën Emergjente Mjekësore.

“Sipas informacioneve të marra nga MPB personi nuk ka dhënë shenjë jete, ndërsa më vonë edhe nga Ndihma Emergjente është konstatuar e njëjta. Viktima është i gjinisë mashkullore, i moshës rreth 30-vjeçare”, thuhet në kumtesën e QMK-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share