Një banor i Sarajit ka denoncuar se automjetit të tij i është dëmtuar xhami i përparmë nga një plumb qorr, njofton MPB.
“Dje në orën 15:00, Sh.A.(54) nga fshati Saraj i Shkupit ka raportuar se automjetit të tij të pasagjerëve ‘Golf’ me targa të Shkupit i është dëmtuar xhami i përparmë nga një plumb qorr në fshat”, njoftojnë nga MPB.
Nga MPB bëjnë me dije se është kryer kontroll dhe po merren masa për zbardhjen e rastit./KlanMacedonia