Plenkoviq: RMV-ja mund ta përshpejtojë procesin e eurointegrimeve

“RMV-ja ta gjejë modelin e saj për ndryshimet Kushtetuese”

Kroacia kryesonte me Bashkimin Evropian kur u miratua metodologjia e re e negociatave dhe vendimi për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë – tha në Shkup Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, duke theksuar se tani është koha që të përshpejtohen këto procese, njofton KlanM.

“Jemi në fazën që t`i përshpejtojmë këto procese përfundimtare në kontekst të dhënies së statusit kandidat të Moldavisë, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Tani është koha që bëhen veprimet e nevojshme, të bëhen vendimet strategjike që do të çojnë drejt hapave të mëtutjeshme strategjike”, tha Andrej Plenkoviq.

Kryeministri kroat, sic njofton KlanM, ka komentuar edhe modelin e shumëpërfolur kroat të kushtetutës dhe bëri thirrje që partitë politike të gjejnë modelin e përshtatshëm për Maqedoninë e Veriut.

“Pa marrë parasysh se përmendet modeli kroat, unë do t`i përmend partitë politike dhe institucionet në RMV dhe bëj thirrje që të gjenden zgjidhje që do të jenë të përshtatshme për vendin tuaj. Lidhur me gatishmërinë e qeverisë së RMV-së për futjen e pakicës kroate në Kushtetutë ne e mbështesim këtë”, tha Andrej Plenkoviq.

Kryeminsitri Kovaçevski potencoi se gjatë periudhës së ardhshme do të punohet në përparimin e këmbimit tregtar dhe ekonomik me Kroacinë, kurse paralajmëroi edhe mundësinë për mbajtjen e një seance të përbashkët qeveritare.

Kovaçevski u shpreh edhe për procesin e ndryshimeve kushtetuese.

“Ndryshimet kushtetuese që nënkuptojnë edhe futjen e Kroatëve në Kushtetutë janë para nesh dhe besoj se do të kemi sukses të gjejmë konsensusin mbipartiak. Përmes mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve, nuk mbrojmë vetëm identitetin e të tjerëve por edhe identitetin tonë”, tha Dimitar Kovaçevski.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, siç njofton KlanM, bëri thirrje që Shkupi ta përshpejtojë procesin e eurointegrimeve. Sipas tij, një nga mënyrat e mbështetjes kroate është edhe delegimi i Vladimir Drobnjakut, kryenegociatorit kroat, që t`i ndihmojë Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në këtë process./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share