Plazhi Symi – Greqi/ Gjendet i vdekur prezantuesi i BCC Michael Mosley

PLAZHI SYMI – GREQI

Pas pesë ditësh kërkimesh intensive dhe terreni të vëshitë është gjetur i vdekur prezantuesi i BBC, Michael Mosley. Trupi i tij u gjet në plazhin Symi ndërsa pranë tij autoritetet gjetën edhe çadrën që mbante ditën kur u zhduk si dhe një orë dixhitale.

Në një zonë shkëmbore të plazhit Symi , autoritetet greke kanë gjetur pas pesë ditësh trupin e prezantuesit të BBC, Michael Mosley.

Pranë tij u gjet çadra që mbante ditën kur u zhduk si dhe një orë dixhitale. Mosley, 67 vjeç, ishte zhdukur që nga e mërkura pasi doli për një shëtitje i vetëm përgjatë një shtegu bregdetar. Mosley u pa për herë të fundit duke u larguar nga plazhi në orën 13:30 të mërkurën, kur ai besohet se po shkonte përgjatë shtegut bregdetar.

“Është sigurisht ai,” tha nënkryetari i bashkisë Nikitas Grillis. Temperaturat e larta dhe terreni I vështirë e bënë shumë të vështirë kërkimin për prezantuesin e BBC. Trupi i tij u gjet në zonën e Agia Marina, në veri të fshatit Pedi dhe përballë plazhit verilindor të Agios Nikolaos, ku Mosley u nis për shëtitje. Sipas autoriteteve shpella në të cilën ai kishte kaluar konsiderohet e rrezikshme për turistët për të hyrë brenda. Ai u gjet 10 metra larg detit, nga plazhi i Agia Marinës, mes një gardhi dhe një shtegu.

Mediat shkruajnë se mbetet e paqartë nëse prezantuesi britanik ka pasuar ndonjë një aksident apo nëse është ndier keq. Mosley u bë i njohur në programet britanike duke përfshirë seritë e BBC-së Trust Me, I’m a Doctor, The One Shoë të BBC-së dhe This Morning të ITV-së. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share