Plazhi i Tales, një nga perlat e pashfrytëzuara të Adriatikut

Pushuesit pëlqejnë qetësinë dhe kuzhinën e pasur me prodhime të zonës.

Ky plazh është kthyer tashmë në destinacionin e shumë pushuesve. Përmirësimi i infrastrukturës por edhe cilesia e shërbimit kanë bërë që çdo vit e më tepër ai të frekuentohet nga një numër i lartë pushuesish vendas por edhe të huaj.

“Plazhi i Tales nga viti në vit është duke rritur në masë frekuentimin nga shumë turistë si vendas dhe të huaj. Unë mendoj se janë shumë komponentë që ky plazh është bërë kaq i vizitueshëm nga shumë vizitorë si ato ditorë apo edhe ato që qëndrojnë më gjatë në këtë bregdet. Besoj që ndërhyrjët  në infrastrukturë nga bashkia e Lezhës por edhe puna e mirë, mirëmbajtja, pastrimi çmimet konkuruese, dhe qetësia mbi të gjitha janë këto arsye që ky plazh frekuentohet në masë.”

Nga ana tjetër operatorët turistikë shprehen të kënaqur me ecurinë e deritanishme. Sipas tij përveç plazhit në Tale, pushuesit pëlqejnë qetësinë, kushtet komode dhe kuzhinën e pasur me prodhime vendase

“Ështe një sezon që ka nisur shumë mirë, presim edhe më shumë. Kemi shumë turistë nga Zvicra, Gjermania, Kosova ka shumë, kemi edhe nga Shqiperia por me pak.”

Janë pushuesit ata të cilët shprehen se plazhi i Tales është një ndër perlat ende të pashfrytëzuara mirë të Adriatikut.

 “Plazhi shumë i pastër. Kemi shume respekt për kryetarin e bashkisë Lezhë sepse për çdo vit ka bërë ndryshime, sivjet ka bërë ndryshime shumë te mira.”

“Pse pikërisht në plazhin e Talës?”

“Sepse plazhi i Tales sot për sot është më I mrrekullueshmi.”

“Kalojmë shumë bukur vijmë nga Skrapari. Është një nga plazhet shumë të mirë, rëra eshtë e zezë me shumë jod sidomos ku nuk ka njerëz është shumë bukur, shkëlqen rëra. Është shumë terapeutikë për njerëzit që kanë probleme shëndetësore. Plazhi po bën shumë investime.”

Vite më parë kjo zonë turistike shërbente më shumë si një plazh ditor, por kjo po ndryshon, pasi në zonë po investohet, ndërsa nga pushteti vendor po mendohet një plan i mirë zhvillimi.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share