Platforma për unitet kombëtar e “ZNAM”/ Dimitrievski: Këto janë “linjat e kuqe” maqedonase!

Në një konferencë për shtyp, kreu i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski prezantoi 9 pikat e Platformës për unitet kombëtar maqedonas.

Me këtë Platformë, sipas Dimitrievskit, ofrohet mundësia për unitetin kombëtar, para së gjithash të maqedonasve por edhe të bashkësive tjera etnike.

“Sovraniteti dhe integriteti territorial i RMV-së dhe karakteri unitar i shtetit janë të pacenueshëm dhe të patjetërsueshëm. Çdo akt verbal apo joverbal, nga brenda apo jashtë vendit, që shkon në drejtim të kontestimit, mohimit apo nënçmimit të këtyre themeleve të rendit kushtetues, Kuvendi padiskutim dhe tërësisht do ta refuzojë dhe dënojë publikisht si kundërvënie të qëllimshme si akt maqedonas dhe antishtetëror” – tha Dimitrievski. 

Lidhur me procesin eurointegrues të vendit, lëvizja “Znam” është në një vijë me Kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskin, se nuk do të ketë lëshime tjera në negociatat me BE-në.

“Kuvendi rikonfirmon anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian si synim suprem shtetëror, kombëtar dhe strategjik, me plotësimin e plotë të kritereve të Kopenhagës, në të njëjtën mënyrë dhe kushte në të cilat janë anëtarësuar shtetet aktuale anëtare të BE-së. Asambleja thekson se askush nuk mund të diskutojë apo negociojë për hyrjen në Bashkim nën asnjë presion, kërcënim apo kusht, të brendshëm apo të jashtëm. Të gjitha përpjekjet apo veprimet e tilla do të refuzohen pa dyshim nga Kuvendi dhe do të dënohen publikisht si akt antimaqedonas dhe antishtetëror” – tha Dimitrievski.

Të dielën, në Akademinë Solemne me rastin e njëvjetorin të themelimit të Lëvizjes “Znam”, kreu I saj, Maksim Dimitrievski, deklaroi se Platforma e premtuar për unitet kombëtar maqedonas dhe definimi i interesave kombëtare maqedonase apo “linjat e kuqe” maqedonase, në Kuvend do t`u ofrohet edhe partive parlamentare. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share