Koçana është si zonë lufte. Shumica ndoshta nuk e ndjejnë, por nuk mund t`ua përshkruaj përmasat e katastrofës – thotë Ivan Ivanovski gjatë intervsitë për podcastin “Bastisje” me Landov, një nga nismëtarët për krijimin e platformës digjitale supportkochani.com ku në mënyrë të drejtpërdrejtë ndihmohen familjet e prekura nga tragjedia e Koçanës.
Gjatë intervistës, Ivanovski, flet edhe për dëshprimin e familjeve. Thotë se po përpiqen t`i shesin pronat për t`i shpëtuar fëmijtë e tyre që mjekohen jashtë vendit.
IVAN IVANOVSKI – SUPPORTKOCHANI.COM
“Dje një prind, fëmiu i të cilit është në Ankara, erdhi në Koçanë për të lënë dokumentet për t`i shitur të gjitha automjetet, banesën në Shkup. Për të shitur gjithcka. Është e saktë, shteti do t`i mbulojë të gjitha. Dhashtë zoti të jetë kështu. Por, ai thotë se ka gjasa që famija të mbetet I verbër nga zjarri për shkak se ia ka paluar gjithë fytyrën dhe duhet të operohet tek mjekët privat për sytë. Këto janë të dhëna jozyrtare që mi kanë treguar”
Edhe pse donacionet zyrtarisht udhëhiqen nga Kryqi I Kuq, vullnetarët me përvojë programuese dhe financa vlerësojnë se duhet një vegël e këtillë që është e verifikuar me qëllim që mjetet sa më shpejtë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë t`u shpërndahen familjeve të goditura nga tragjedia.
Përmes kësaj platforme digjitale, deri tani janë grumbulluar mbi 200.000 euro.