PIKA FILLESTARE PËR REALIZIMIN E REFORMËS PËR EUROINTEGRIM TË SHPEJTË
Vendet e Ballkanit Perëndimor fitojnë një impuls të fuqishëm për zbatimin e reformave për rrugën evropiane përmes Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor, që do të mundësojë lidhjen, mbështetjen e reformave dhe mbështetje financiare në formë grantesh dhe huamarrjesh, njofton KlanM.
Drejtori i Përgjithshëm i Drejtoratit për Zgjerim, Jan Kopman, nga Shkupi, pas prezantimit të planit para Ministrave të rajonit, theksoi se Plani i Rritjes, sic njofton KlanM, duhet t`i dyfishojë ekonomitë e vendeve të rajonit, nga 6.000 euro të BPV-së mesatare për kokë banori sa është aktualisht, për dhjetë vite të jetë 12.000 euro.
“Plani I rritjes, parasheh tri gjëra – mënjanimin e pengesave dhe intergrimin e tregut të përbashkët në BE, përmes reformave dhe investimeve në tregjet e rajonit, që mbështeten me fondin prej 6 miliardë eurove nga BE-ja. Nuk është vetëm plan ekonomik, por edhe përshpejtues i procesit të zgjerimit. Janë gjëra që shkojnë njëra me tjetërn. Kjo do të sjell rezultate të prekshme dhe duhet të punojmë shoejt për shkak se nap resin vendime të rëndësishme deri në mbajtjen e Këshillit në dhjetor”, tha Jan Kopman.
Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, siç njofton KlanM, planin e rritjes e quajti mekanizmin më ambicioz të BE-së në procesin e deritashëm të integrimeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Nga 6 miliardë euro për vendet e Ballkanit, thuajse 860 milionë euro do të jenë në dispozicion të Maqedonisë së Veriut.
“Këtë plan e shohim si dorë të zgjatur të BE-së për përshpejtimin e anëtarësimit tonë në union deri më 2030. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përgatisin agjendën e tyre reformuese dhe ta dorëzojnë brenda tre muajve, në drejtim të përforcimit të sundimit të së drejtës dhe të drejtat themelore”, tha Mariçiq.
Ministri për Financa, Fatmir Besimi, siç njofton KlanM, theksoi se plani paraqet një hap konkret dhe mesazh të qartë politik nga Brukseli se Bashkimi Evropian, rajonin e sheh si pjesë të BE-së.
“Flasim për ekonomitë e rajonit me mbi 100 miliardë euro BPV, që numëron 17 milion banorë dhe pretendon të bëhet anëtare e tregut me 450 milion banorë dhe me ekonomi prej 15 trilionë euro. Kemi dorën e zgjatur që ta bëjmë këtë. Kemi qëllime të përcaktuara që duhet t`i bëjmë përmes agjendës reformuese”, tha Fatmir Besimi.
Gjatë prezantimit të Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor në Shkup, kanë marrë pjesë edhe Ministra të Rajonit.
Takimi, siç njofton KlanM, paraqet fillimin e realizimit konkret të agjendës reformuese, të cilën vendet duhet ta përgatisin me tempo të përshpejtuar që në vitin e ardhshëm të kenë qasje në mjetet e fondit./KlanMacedonia