Plagosje e trefishtë në Prishtinë

Tre persona kanë mbetur të plagosur sot rreth orës 06:30 si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lagjen Veternik në Prishtinë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se situate ka eskaluar pas rrahjes mes disa personave, teksa të dyshuarit ende nuk janë identifikuar.

“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë tre persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Ahmeti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share