Plagoset me armë zjarri i riu nga Krushopeku i komunës së Sarajit

Sot pas mesnate, një i ri nga Krushopeku i komunës së Sarajit në Shkup është plagosur në këmbë.

Nga MPB thonë se i riu ka deklaruar se ka qenë duke kaluar urën në fshat, kur është goditur në këmbë.

“Me datë 24.12.2022 në ora 00:05 në SPB-Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” është raportuar se me lëndime nga arma e zjarrit në këmbë është sjellë D.I.(27) nga fshati Krushopek. Punonjësit e policisë intervistuan të plagosurin, i cili deklaroi se është goditur nga një plumb teksa po kalonte një urë në fshatin Krushopek. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share