Plagoset me armë zjarri efektivi në Tiranë, Ministria e Brendshme: Po ndiqte një person të dyshimtë

Një efektiv i repartit “Shqiponja” mbeti i plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Hysen Gjura”, në zonën e Porcelanit.

Burime nga Ministria e Brendshme sqarojnë se ngjarja ndodhi gjatë kohës që patrulla e policisë po ndiqte një person të dyshimtë.

Ishte pikërisht ky person, identiteti i të cilit momentalisht nuk dihet, i cili hapi zjarr në drejtim të efektivëve, duke plagosur njërin prej tyre.

Efektivi Edlir Alleshi ndodhet aktualisht në spital, ndërsa autoritetet vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

“Ndërsa Policia e Shtetit vijon kontrollin për personat në kërkim, një patrullë e repartit “Shqiponja” në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar nga ky person dhe për pasojë ka mbetur i plagosur punonjësi i policisë E.A. Punonjësi i Policisë është në sallën e operacionit ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit”.

Efektivët siç mund të shihet edhe në këto pamje të siguruara nga tvklan.al po lëviznin me motor, kur u qëlluan me armë.

 

 

/tvklan.al

 

VIDEO

Lexo gjithashtu
Total
0
Share