Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Korçë këtë të diel. Gazetarja Daniela Zisi mëson se ai quhet Igli Hoti dhe ka mbetur i plagosur në këmbë. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta.
Si pasojë e kësaj ngjarje, ka mbetur i lënduar me sende të forta edhe një person tjetër, i quajtur Artan Qeshori. Të dy të plagosurit u dërguan për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Siç njofton policia, sherri ka nisur në ambientet e një lokali e më pas ka vijuar edhe jashtë tij. Policia po merr në pyetje personat që kanë dijeni për ngjarjen.
Po ashtu është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje dhe po punohet për kapjen e tyre. Paraprakisht mendohet se të gjithë personat e përfshirë në konflikt kanë qenë në gjendje të dehur./tvklan.al