Krahas fitores së Real Madridit në Superkupën Evropiane, lajmi kryesor I mediave spanjolle ishte situata me babain e yllit të Barcelonës, Lamin Yamal. Ai është goditur më thikë gjatë një zënke verbale.
Munir Nasraui, babai i Lamin Yamal, nuk është në rrezik për jetën!
I goditur me thikë dje në një parking makinash në Mataró, komunë në provincën e Barcelonës, ai mori ndihmën e parë në spitalin Can Ruti të Badalonjës.
Sipas videove nëpër rrjetet sociale, incidentit I ka paraprirë një zënkë verbale.
Sulmi ndodhi pas një sherri me fqinjët në lagjen Rocafonda. Policia vuri në pranga tre persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Sulmuesi ka shkuar menjeherë në shtëpi, i shoqëruar edhe nga Alehandro Echevarría, njeriu i besuar i presidentit Blaugrana, Hoan Laporta, i cili qëndroi për të ndihmuar familjen në këto momente të vështira.
Gjithashtu përmendet se Yamal ishte parë në spitalin ku ishte pranuar babai I tij.
I ati I Yamalit është prononcuar përmes rrjeteve sociale;
“Ju falënderoj për mesazhet dhe inkurajimet, tani ndjehem më mirë” – ka shkruar ai.
Yamal, konsiderohet si një nga talentet më të mëdha të futbollit. Ai u rrit në lagjen multietnike të Mataros, ku përgjithësisht banojnë njerëz të shtresës punëtore.