Dy persona kanë mbetur të plagosur, pas të shtënave me armë zjarri mbrëmë në Shëngjin.
Ngjarja ka ndodhur tek “Rana e Hedhun” pranë një lokali, shkruan TCh.
Bëhet e ditur se të plagosurit ndodhen në spitalin e Lezhës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Tutje, bëhet e ditur se policia po vazhdon hetimet në lidhje me këtë rast.