Vetëm 1 kandidate serbe, të tjerët janë shqiptarë
Që në orët e para të mëngjesit ka nisur procesi i votimit në katër komunat me shumicë serbe në Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç të Kosovës. Janë 19 qendra votimi të hapura gjithsej. 6 janë të rregullta dhe 13 të tjera janë të lëvizshme, me kontejner.
Policia e Kosovës përsëriti të dielën se ka ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme, për të ofruar siguri dhe mbarëvajtje të procesit zgjedhor, i cili gjithashtu po monitorohet nga misioni EULEX DHE KFOR.
Vërehet një pjesëmarrje e ulët në zgjedhje në këto votime. Në Jarinjë nuk ka votuar asnjë serb.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila mbështetet nga Beogradi, nuk merr pjesë në zgjedhje dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që ta bojkotojnë procesin.
Ndërkohë që nga 10 kandidatët që janë garë vetëm 1 prej tyre është serb, të tjerët janë shqiptarë. Sllagjana Pantoviç kandidatja e pavarur serbe për komunë e Zveçanit votoi herët në mëngjesin e së dielës.
Zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës mbahen për shkak të tërheqjes së serbëve nga institucionet si reagim ndaj vendimit për vendosjen e targave të reja të Republikës së Kosovës.
Tv Klan