Pjata e servirur në flakë shkakton 2 viktima në një restorant në Madrid

Të paktën 2 persona kanë vdekur dhe dhjetë të tjerë janë plagosur pasi një kamarier teksa ka qenë duke ju servirur klientëve ushqimin në flakë (flambé), i ka vënë zjarrin aksidentalisht restorantit Burro Canaglia në Madrid. “Flambéeing” është një teknikë ku ushqimi zakonisht mbulohet me alkool dhe vihet në zjarr.

Njëri prej të plagosurve është në gjendje kritike për jetën dhe pesë të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta. Flakët u përhapën me shpejtësi në të gjithë restorantin. Zjarri shpërtheu pranë hyrjes së restorantit Burro Canaglia, gjë që e bëri më të vështirë për njerëzit të shpëtonin.

Kryebashkiaku tha se kishte rreth 30 darka dhe anëtarë të stafit në restorant në momentin e zjarrit. Ai u shpreh se mund të kishte më shumë viktima nëse zjarrfikësve do t’u duhej më shumë kohë për të shkuar në vendngjarje.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share