Pique planifikon martesë me të dashurën Clara Chia

“Clara nuk dëshiron një dasmë të madhe, do diçka intime dhe private”

Raportohet se Gerard Pique po planifikon të shkojë drejt altarit me partneren e tij Clara Chia pasi “janë shumë të dashuruar”. Ndërkohë Pique dhe Shakira, të cilët kanë dy fëmijë, nuk janë martuar edhe pse kanë qëndruar 11 vite së bashku.

Vetë këngëtarja nuk ka qenë pro dasmave dhe shprehej: “Më frikëson shumë. Nuk dua që ai të më shohë si grua, preferoj që ai të më shohë si të dashurën e tij.”

Gjithçka që ka të bëjë me Pique-n dhe Chia-n ka qenë një burim zemërimi për Shakirën. Sa i përket Pique dhe Clara Chia, marrëdhënia e tyre po forcohet çdo ditë e më shumë.

“Clara nuk dëshiron një dasmë të madhe, ajo do diçka intime dhe private”, thanë burime pranë çiftit.Ata prej javësh jetojnë së bashku, zyrtarisht, në një apartament që Picue ka në një nga zonat më luksoze të Barcelonës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share