Futbollisti nuk u informua për pjesmarrjen e fëmijëve në videoklipin e këngëtares
Shakira dhe Pique janë sërish në qendër të vëmendjes së mediave të huaja dhe shkak këtë herë janë bërë fëmijët e ish-çiftit.
Videoja, e cila thuhet se u filmua në shtëpinë e tyre të mëparshme në Barcelonë përpara se të transferoheshin në Miami, shfaq dy fëmijët duke kënduar së bashku me nënën e tyre ndërsa e shoqëronin në piano. Tronditja e futbollistit vjen nga fakti se ai nuk ishte i informuar për përfshirjen e fëmijëve të tij në videon e këngëtares derisa u publikua.
“Ai është në gjendje shoku. Ka folur me avokatin e tij për të përcaktuar se çfarë veprimesh mund të ndërmerren”, tha gazetarja Marisa Martin Blazquez.
Burime pranë Piques thonë se kjo ngjarje do të shënojë një pikë kthese në marrëdhënien e tyre. Pavarësisht kësaj kënga ka marrë vlerësime shumë të mira, që nga videoklipi emocionues e deri tek performanca muzikore e Milanit dhe Sashës.
Klan News