Piloti i avionit gjen kobër nën sedilje dhe veprimi i tij ishte i menjëhershëm

Dukej se ishte thjesht një tjetër fluturim për pilotin e Afrikës së Jugut, Rudolph Erasmus, derisa ai vuri re një “pasagjer” tjetër në aeroplanin që ai drejtonte në lartësinë 11,000 metra në ajër. Megjithatë, nuk ishte një njeri, por një kobër që po rrëshqiste nën sediljen e tij.

“Për të qenë i sinqertë, m’u duk sikur unë nuk po e kuptoja atë që po ndodhte. Ishte një moment frike. Kur u ktheva pashë kobrën që kishte tërhequr kokën poshtë sediljes”, tha piloti.

Më pas, ai bëri një ulje emergjente në fluturimin e tij nga Bloemfontein në Pretoria. Avioni privat, një Beechcraft Baron 58, mbante 4 pasagjerë, e po ashtu edhe kobrën.

Një pickim nga një kobër “Kepi” është vdekjeprurës dhe mund të vrasë dikë në vetëm 30 minuta, kështu që duke mos dashur të shkaktojë panik, Erasmus thotë se mendoi me kujdes përpara se t’u thoshte me qetësi atyre që ishin në bord se kishte një udhëtar tjetër të padëshiruar.

“Unë i informova pasagjerët, të cilëve ju thashë: Një gjarpër është brenda avionit, është poshtë ndenjëses time, kështu që le të përpiqemi të zbresim në tokë sa më shpejt që të mundemi.”

Por si reaguan pasagjerët?

Erasmus përshkroi një moment heshtjeje absolute: Mendoj se të gjithë ngrinë për pak momente.

Avioni bëri një ulje emergjente në qytetin Welkom.

Por kur u ulën në tokë, nuk e gjetën kobrën më në aeroplan pavarësisht kërkimeve që bënë brenda mjetit fluturues./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share