Piano e Freddie Mercury shitet në ankand

Kap vlerën marramendëse prej 2.2 milionë dollarësh

Piano me të cilën Freddie Mercury ka kompozuar hitet e grupit “Queen”, duke përfshirë edhe atë “Bohemian Rhapsody” është shitur në ankand në një vlerë prej 2.2 milionë dollarëve. Por pavarësisht kësaj çmimi përfundimtar ishte më i ulët se sa vlerësimet e mëparshme që sugjeronin se piano e këngëtarit të ndjerë mund të shitej për 3.8 milionë dollarë.

Një tjetër artikull që u shit në këtë ankand ishin edhe tekstet e shkruara me dorë për “Bohemian Rhapsody”, që paraqitën titullin origjinal të melodisë të “Mongolian Rhapsody”. Ato u shitën për 1.7 milionë dollarë. Në këtë ankand u shit edhe një unazë diamanti që Freddi-t ia kishte dhuruar shoku i tij, Sir Elton John.

Unaza u shit për 339 mijë dollarë, pothuajse 70 herë më shumë se çmimi i saj i përllogaritur i shitjes. Legjenda e muzikës, i cili u nda nga jeta në vitin 1991 pas disa komplikimeve si pasojë e sëmundjes së AIDS, ia la të gjitha gjërat e tij të vlefshme shoqes së tij të ngushtë Mary Austin. Ajo tani po i shet ato mbi një seri prej gjashtë ankandesh dhe një pjesë të të ardhurave po i jepen “Mercury Phoenix Trust” dhe “Elton John AIDS Foundation”.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share