Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në këto momente po zhvillon takim me gazetarët.
E si temë kryesore e diskutimit është kriza energjetike në vend.
Kovaçevski gjatë takimit me gazetarët njoftoi se Qeveria është duke marrë masa për kursimin e energjisë elektrike, si në të kaluarën edhe në vazhdimësi është duke bërë hapa para përcjell KlanM.
“Në këtë kohë krize është më rëndësi ajo që pasohet në opinion, prandaj çdo lajme i rremë do të ndikonte në dëm të opinionit e për këtë është shumë e rëndësishme se çfarë transmetohet në opinion. Qëllimi është të ulen dezinformatat në kohë krize “ tha Kovaçevski.
Kryeministri gjithashtu tregoi se PGO është firma të cilën Mickovski rekomandoi qeverisë për bisedime për tejkalimin e krizës energjetike, PGO është kompani zvicerane me të cilën ne Serbi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi realizoi takime për përfaqësues të kompanisë.
Ai mes tjerash kërkoi mbështetje nga gazetarët jo për te mbrojtur Qeverinë por siç theksoi ai, për të raportuar drejtë dhe pa anshmeri.