“Etika” ndëshkon Spahon, Korreshin dhe Pirolin
Një ditë pas tensioneve në seancën parlamentare, Sekretariati i Etikës ndëshkoi 3 deputetë demokratë.
Deputetët Edmond Spaho, Saimir Korreshi dhe Kastriot Piroli janë pezulluar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
Pezullimi i tyre u bë me kërkesë të grupit socialist që akuzojnë kolegët e opozitës se me veprimet e tyre pamundësuan vijimin normal të punimeve të Kuvendit.
Tv Klan