Prokurori i lartë në prokurorinë e Shkupit Mustafa Hajrullahu gjatë ditës së sotme në Këshillin e Prokurorisë Publike ankimoi vendimin për suspendimin e tij nga ky post. Vendimin e quan tendencioz dhe thotë se u mor në ditën kur ka shpalosur skandalin me vajzën e kryeprokurorit.
Mustafa Hajrullahu largimin nga posti prokuror I lartë në prokurorinë e Shkupit e quan tendencioz, ai thotë se një gjë e tillë ka ardhur në momentin kur si thotë ai, ka shpalosur, një skandal, ku shihet vajza e kryeprokurorit Ljupço Kocevski, duket shpërndarë materiale me një medium. Hajrullahu njoftoi se ka ankimuar vendimin e kryeprokurorit në këshillin e prokurorisë publike dhe pret një vendim të duhur, që do të jetë I bazuar në ligj.
“Vendimi është skandaloz shkaku i asaj që kryeprokurori, në bazë të asaj shkrese të cilën e kanë bërë disa të punësuar nga Prokuroria e Lartë, të cilët janë ankuar për mënyrën se si unë sillem me ata, që është skajshmërish e pavërtetë, të njëjtën shkresë e ka formuar në padi penale, në të njëjtën ditë, më 31 tetor, ditën kur unë e shpalosa skandalin me video incizimet në të cilat shihet se vetë vajza e kryeprokurorit i dorëzon materiale te një gazetar, te një kolegia juaj”, tha Mustafa Hajrullahu.
Hajrullahu paralajmëron padi penale ndaj personave për të cilët thotë se kanë shpifur për të. /tvklan.mk