Pezullimi i punës së Kuvendit, Hasani: Aty duhet të jepet llogari për tragjedinë e Koçanit, nuk mund të heshtet fjala e lirë!

Deputeti Ilir Hasani nga Fronti Europian ka reaguar ndaj pezullimit të punës së Kuvendit të Maqedonisë për disa javë.
Hasani thotë se ky pezullim nuk është veprim demokratik, sepse në atë vend duhet të japin llogari përgjegjësit për tragjedinë e Koçanit, e jo të heshtet fjala e lirë.
Reagimi i plotë:
Nuk mund te heshtet fjala e lire duke e mbyll parlamentin me te gjitha aktivitetet e tij per tre jave.
Le se nuk eshte e moralshme e as demokratike, po kete gje nuk e lejon as rregullorja e parlamentit.
Ne parlament nuk bejme dasem e as festa, ne parlament duhet te japin llogari te gjothe ata qe kan kontribuar per te ndodhe fatkeqesia ne Koçani, me permasa tragjike.
Hapni more dyert e parlamentit, “nuk ka asgjë për të fshehur” apo??
Nuk mund ta ndalni fjalen e lire!

Lexo gjithashtu
Total
0
Share