Ka filluar paknaqësia tek mbështetësit e VMRO DPMNE-së posacërishtë tek ata të cilëve kjo parti gjatë fushatës u ka premtuar lirimim nga burgu. Bëhet fjalë për të dënuarirt për rastin e 27 prillit. Ata kanë filluar ta humbin durimin dhe kërkojnë që partia që ekanë mbështetur VMRO DPMNE ti qëndroj premtimeve të dhëna.
Liri për mbrojtësit e kushtetutës, Liri për të gjithë të burgosurit politikë! këto ishin disa komente të shkuara në rrjetin socjal fb nga përkhrahësit për të burogsurin Vlillijham Mihalovit, I cili ishte denuar për rastin e 27 prillit, të njohur ndyshe, e enjeta e përgjakshme.
“Ne duruam 7 vite tortura mendore dhe fizike nga komunistet, PO per mua eshte durim i madh!!! Unë jam i inatosur me komunistët e ndyrë që na burgosën, por do të inatosem edhe më shumë me “tanët” nëse jemi në burg në kohë kur VMRO ka shumicën absolute dhe ne jemi në burg‼ Populli është i vetëdijshëm se ne jemi dënuar padrejtësisht dhe të gjithë presin drejtësi për të dënuarit e 27 PRILLIT‼ shkruan tek profili per Liri per Villin“.
Këto reagime erdhen pasi Drejtori për Zbatimin e Sanksioneve Aleksandar Pandov kisthe nënshkruar lirimin për një muaj për 5 të dënuarvër për këtë rast. Ndërkohë mësohet se në periudhën e ardhsme edhe disa të burgosur të tjerë për të njejtin rast mund lirohen në shtëpi për 30 ditë.
Ai iu referuan nenit 225 të Ligjit për Zbatimin e Sanksioneve, i cili u ndryshua në mars të vitit 2024.
“Për personat e dënuar që janë në vuajtje të dënimit me burg, drejtori në afatin sa më të shkurtër të mundshëm dhe jo më gjatë se 30 ditë, merr vendim për pezullimin e vuajtjes së dënimit deri në 30 ditë, nëse ka nevojë ose për trajtim spitalor për një sëmundje akute më të rëndë, varësi ose lindje“.
Megjithatë, ekspertët ligjorë dhe ish-drejtues të Administratës për Ekzekutim të Sanksioneve e kanë kritikuar këtë dispozitë për mundësinë e abuzimeve, duke kërkuar që ndërprerja e dënimit duhet të jetë punë dhe vendim i gjykatës, jo i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve”
16 të akuzuarit për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit 2018 kanë marrë dënime gjithsej 211 vite burg. Të dënuarit ishin shpallur fajtor për veprën penale “ terrorizëm dhe rrezikim të rendit kushtetues dhe sigurisë”./tvklan.mk